Policia e Kosovës brenda 24 orëve të fundit në rajonin e Prishtinës kanë sekuestruar 5 armë zjarri dhe 5 thika.
Sipas njoftimit, policia është duke ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme policore për të siguruar rendin dhe qetësinë publike në Rajonin e Prishtinës.
“Në kuadër të veprimeve operative që po kryen policia me qëllim parandalimin dhe zbulimin e veprave kriminale. Vetëm gjatë 24 orëve të fundit nga zyrtarët e stacioneve policore, në lokacione të ndryshme, janë gjetur dhe sekuestruar 5 armë zjarri dhe 5 armë të ftohta (thika)”, thuhet në njoftimin e policisë, transmeton lajmi.net.
Personat e dyshuar janë shoqëruar në stacionet përkatëse policore dhe ndaj tyre janë inicuar rastet për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës.
Njoftimi i plotë nga policia: KETU