Nuk erdhën për t’i kryer shërbimet që zakonisht i bëjnë.
E rruga që kanë marrë, nuk i dërgon në një sallë dasmash.
Por të njëjtit, të enjten po kujdesen për kryerjen e përgaditjeve të fundit për zgjedhjet e jashtëzakonshme në veri.
E në pamje të parë nuk ngjanë me një vendvotim.
Për sigurinë e tij po kujdeshin Policia e Kosovës.
Ky nuk është konejnjeri i vetëm që është vendosur.
Katër të tillë janë vendosur edhe në komunat tjera veriore.
Por kur kanë mbetur katër ditë nga zgjedhjet përveç këtij posteri në zyrën e kandidatit nga LVV, Erden Atiq nuk ka asnjë njoftim tjetër që këtu do të mbahen zgjedhjet.
E në rrugët e sheshet veriore përveç flamujve serbë, nuk është vendosur asgjë tjetër.
Poster kishte vendosur edhe kandidati Betim Osmani.
Por ai u largua mbrëmjen e së mërkurës nga persona të panjohur.
E kryetari i asmblesë komunale të Mitrovicës se Veriut, Nexhat Ugljanin, konsideron që procesi i zgjedhjeve është i rëndësishem për mbarvajtjen e proceseve që kanë mbetur gjysëm.
Ai pohon që një raud i dytë do kishte më shumë gjasa që të ketë ndonjë incident.
E pavarësisht paralajmërimeve për ndonjë incident, vullneti nga kosovarët për ta shfrytëzuar të drejtën për votim nuk po mungon
I tille disponimi nuk duket edhe tek serbet.
Komisioni Qendror i Zgjedhjve ka caktuar 19 qendra votimi për zgjedhjet e jashtëzakonshme në katër komunat veriore.