Policia rrit prezencën, K9 në terren para ndeshjes Kosovë-Turqi

- Advertisement -

Në prag të përballjes Kosovë-Turqi, autoritetet e sigurisë kanë ndërmarrë masa të shtuara për të garantuar zhvillim sa më të mirë të këtij eventi të madh sportiv.

Policia e Kosovës ka “blinduar” zonën përreth hotelit ku është akomoduar Kombëtarja e Turqisë, duke rritur ndjeshëm prezencën e saj në terren, përfshirë edhe njësitin K9.

Burime brenda policisë kanë bërë të ditur për Klankosova.tv se këto kontrolle janë rutinore dhe zhvillohen shpesh.

Këto masa vijnë si pjesë e planit të përgjithshëm të sigurisë për ndeshjen e shumëpritur ndërmjet Kosovës dhe Turqisë, e cila zhvillohet sonte në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, me fillim nga ora 20:45.

Niveli i sigurisë është ngritur në maksimum, duke synuar një organizim të qetë dhe pa incidente për një nga ndeshjet më të rëndësishme për Kombëtaren e Kosovës

Të ngjashme

Të fundit