13 C
New York
Wednesday, April 23, 2025

Buy now

Gjobë ndaj shoferit për tejkalim të shpejtësisë në Ferizaj

- Advertisement -
Policia Rajonale e Komunakacionit Rrugor në Ferizaj, dje rreth orës 14:10 në rrugën “Driton Islami” në Ferizaj ka ndaluar shoferin N.A (M/K) i moshës 22 vjeçar i cili me veturë ka bërë tejkalimin e shpejtësisë, ku në zonën e kufizimit 50 km/h ka zhvilluar shpejtësi 122 km/h.
May be an image of ticket stub and text

Ndaj tij, policia i shqiptoi një gjobë sipas ligjit të komunikacionit rrugor 500 euro, 5 pikë negative dhe një (1) vit masë mbrojtëse, heqje e patent shoferit.

Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj apelon tek shoferët e automjeteve që të respektojnë shenjat e komunikacionit.

Veprimet e tilla rrezikojnë direkt jetën e tyre dhe pjesëmarrësve tjerë në komunikacion dhe fton qytetarët të bashkëpunojnë me policinë.

Për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406.

Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë.

Të ngjashme

Të fundit