Drejtoria e Policisë së Kryeqytetit është duke zbatuar planin “Siguria në trafik”, me fokus të veçantë te motoçikletat dhe prishja e rendit dhe qetësisë publike.
Në kuadër të këtij plani, nga data 09.07.2025 e deri më datë 27.07.2025 janë sekuestruar 73 motoçikleta, për mungesë të dokumentacionit të nevojshëm, skadim të afatit të regjistrimit dhe pa kategori përkatëse.
Po ashtu, janë shqiptuar 358 gjoba ndaj drejtuesve të motoçikletave.
Drejtoria e Policisë së Kryeqytetit apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion, e veçanërisht tek ngasësit e motoçikletave, tё respektojnë rregullat e komunikacionit.