5.9 C
New York
Friday, November 29, 2024

Buy now

Policia për largimin e gurit të Pashke Markajt: Familjet nuk kanë konflikt për këtë çështje

- Advertisement -

Policia e Kosovës e ka konfirmuar se guri i vendosur në përkujtim të Pashke Markajt në fshatin Korenicë të Gjakovës është larguar mbrëmjen e së enjtes.

Megjithatë, zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, tha se është intervistuar pronari i tokës ku ka qenë i vendosur guri si dhe familjarët e të ndjerës Markaj, por shtoi se familjet nuk kanë konflikt lidhur me këtë çështje.

Sipas Elezajt, në konsultim me familjarët, prokurori nuk ka iniciuar rast për këtë çështje.

“Mbrëmë rreth orës 19:40, pasi është pranuar informatë se guri që ishte i vendosur në përkujtim të Pashke Markut në fshatin Korenicë ishte zhvendosur, policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku është kuptuar se pronari i tokës kishte marr veprime që këtë gur ta largoj nga prona personale. Lidhur me rastin janë intervistuar disa persona (pronari i pronës ku ka qenë i vendosur guri dhe disa familjar të së ndjerës Pashke Marku). Palët nuk kanë deklaruar të kenë konflikt lidhur me këtë çështje. Lidhur me këtë ngjarje është njoftuar prokurori kujdestar, në konsultim më të cilin për momentin nuk është iniciuar rast”, ka thënë Elezaj për teve1.info.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit