Policia e Kosovës nuk ka dhënë shumë detaje rreth bastisjes në objektin ku ndodhen disa agjenci shtetërore, përfshirë Agjencinë Kadastrale të Kosovës, Agjencinë Shtetërore të Arkivave dhe Institutin për Krime të Kryera gjatë Luftës në Kosovë.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, tha se janë duke u mbledhur informata lidhur me rastin.
“Jemi duke mbledhur informata sa i përket bastisjes dhe në momentin që do t’i kemi informacionet e plota do të japim një njoftim”, deklaroi Kelani, pa dhënë detaje se cila agjenci është cak i bastisjes apo arsyet për ndërhyrjen.
Njësia Speciale e Policisë së Kosovës ka ndërmarrë aksion në orët e para të mëngjesit të së mërkurës në nobjektin në të cilin ndodhen disa agjenci shtetërore, përfshirë Agjencinë Kadastrale të Kosovës, Agjencinë Shtetërore të Arkivave dhe Institutin për Krime të Kryera gjatë Luftës në Kosovë.