Policia ka njoftuar se është parandaluar një rast i kontrabandës në veri të Kosovës.
Në fshatin Junake të Zubin Potokut janë ndaluar tre furgonë, me të cilat dyshohej se po kryhej kontrabandë e mallrave.
“Gjatë kontrollit të automjeteve është vërejtur se po bartin sasi të konsiderueshme të mallrave, kryesisht ushqimore, pos tjerash edhe produkte mishi e bulmeti që po transportoheshin në kushte të palejueshme higjeniko-sanitare e që mund të ishin të dëmshme për shëndetin e njeriut. Po ashtu në automjete janë hasur edhe pije alkoolike dhe produkte tjera ushqimore e higjienike.”Lidhur me rastin një person është intervistuar, kurse malli është konfiskuar dhe dërguar në Doganën e Kosovës.