28.1 C
New York
Friday, September 5, 2025

Buy now

Policia paralajmëron qytetarët, mashtrime në emër të ndihmës financiare

- Advertisement -

Policia e Kosovës ka paralajmëruar qytetarët dhe bizneset të tregojnë kujdes të shtuar ndaj rasteve të mashtrimit që po kryhen ditëve të fundit në emër të ndihmës financiare.

Sipas njoftimit thuhet se “është konstatuar se persona të panjohur, për momentin, i kontaktojnë qytetarët përmes telefonit, duke përdorur aplikacione si Viber, WhatsApp etj., me numra telefonikë nga shtete fqinje (Bosnjë e Hercegovina, Mali i Zi), dhe kërkojnë ndihmë financiare në emër të personave të tretë.

Ata udhëzojnë që mjetet financiare të dërgohen përmes filialeve të Western Union, MoneyGram dhe të ngjashëm. Më vonë, viktimat kuptojnë se mjetet nuk janë përdorur për ndihmë, por për përfitime personale të individëve të dyshuar. Policia ka theksuar se këto raste përbëjnë skema mashtruese dhe ka apeluar që qytetarët të mos bien pre e kërkesave të tilla, si dhe të raportojnë menjëherë çdo rast të dyshimtë.

“Bazuar në këto rrethana, u bëhet apel qytetarëve dhe bizneseve që të tregojnë kujdes të shtuar ndaj kërkesave të tilla, pasi hetimet e deritanishme kanë konstatuar se bëhet fjalë për skema mashtruese me qëllim përfitimi personal.

Të ngjashme

Të fundit