Një nxënës i shkollës “Luciano Motroni” në Prizren i ka dërguar rreth 30 mesazhe drejtorit të kësaj shkolle me përmbajtje kërcënuese për vrasjen e nxënësve të tjerë.
Lajmin për Express e ka konfirmuar Shaqir Bytyqi, zëdhënës i policisë për rajonin e Prizrenit.
Bytyqi tha se rasti ka ndodh të martën dhe se drejtori i shkollës ka raportuar se ka pranuar mesazhe ne WhatsUp nga nxënësi i cili ka “bërë një listë me nxënësit që do t’i vrasë”.
I mituri nuk është ndaluar nga prokuroria dhe sipas Bytyqit thuhet se ka pasur probleme me shëndetin mendor.