29.1 C
New York
Saturday, July 12, 2025

Buy now

“Policia nuk u krijua sot” – Ramadani: Dihet kush e ka poshtëruar dhe kush e ka ndërtuar

Ish-kryeinspektori i AKI-së, Burim Ramadani, ka kujtuar fushatën e vitit 2007 për promovimin e Policisë së Kosovës, me moton “Njerëzit sikur ju, në shërbimin tuaj”, të realizuar nga MPB me mbështetje të OSBE-së, shkruan Periskopi.

Ai ka thënë se në atë kohë u vendosën për herë të parë shtesat për rrezikshmëri për Njësitë Speciale dhe se shumë zyrtarë policorë kanë kontribuar për ndërtimin e një force profesionale.

“Kosova nuk ka lindur sot. Policia nuk është krijuar sot. Dihet kush e ka fyer, poshtëruar dhe sulmuar Policinë – jo për arsye etnike, por për qëllime politike”, shkruan Ramadani.

Ai ngre shqetësime për mungesën e sigurimeve shëndetësore, pagat e ulëta, trajnimet e reduktuara dhe pajisjet e paplota, duke kërkuar mbështetje të plotë për Policinë.

Ky reagim i Ramadanit vjen pas vdekjes së 27-vjeçarit Agon Zejnullahu në duart e policisë në Lipjan, javën e kaluar.

Postimi i plotë: KËTU

Të ngjashme

Të fundit