Policia e Kosovës e ka konfirmuar që një ndërtesë në Prishtinë pranë Parkut të Qytetit është përfshirë nga zjarri.
Flora Ahmeti, zëdhënëse për rajonin e Prishtinës i ka thënë se nuk raportohet për persona të lënduar.
Zjarrfikësit janë duke u marrë me këtë rast.
“Sot rreth orës 21:00, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në një ndërtesë në afërsi të Parkut të qytetit në Prishtinë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë policia dhe zjarrfikësit të cilët po merren me rastin. Bazuar në të dhënat nga terreni nuk raportohet për persona të lënduar”, ka thënë Ahmeti për Express.