15.9 C
New York
Tuesday, March 11, 2025

Buy now

Policia: Nuk ka arrestime të reja të ish-policëve serbë e as pengim të punonjësve të elektrodistribucionit

- Advertisement -

Policia e Kosovës ka demantuar lajmin e arrestimit të një tjetër ish-polici serb, në Mitrovicën e Verut.

Sipas Policisë, as ish-polici me inicialet Z.M nuk është arrestuar e as nuk janë penguar punonjësit e elektrodistribucionit në kryerjen e riparimeve.

“Spekulimet e radhës nga mediumet serbe janë se kinse Policia e Kosovës edhe sot ka arrestuar një person (ish policin Z.M,) në Mitrovicë Veri, si dhe kinse Policia e Kosovës, në Veri të vendit ka penguar punonjësit e elektrodistribucionit për të kryer riparime të një defekti në rrjetin elektrik.

Edhe një herë, demantojmë këto spekulime, duke sqaruar se nuk ka informacione zyrtare nga Policia e Kosovës për një arrestim të personit në fjalë, si dhe Policia e Kosovës nuk ka penguar dhe nuk pengon në asnjë rrethanë, asnjë institucion apo punonjës të cilët kryejnë detyrat zyrtare, përkundrazi në rastin konkret janë ndërmarr veprime në bashkëveprim me kompetentët për adresimin dhe sanimin e këtij problemi në rrjetin elektrik” thuhet në reagimin e policisë.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit