7.7 C
New York
Friday, March 7, 2025

Buy now

Policia njofton për mbylljen e kufirit në Bernjak dhe Jarinje, ka një porosi për qytetarët

- Advertisement -

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka mbyllur kufirin për qarkullim udhëtar dhe për automjete në pikë kalimet kufitare Bernjak dhe Jarinje, për shkak të bllokimit të rrugëve në drejtim të këtyre pikë kalimeve kufitare Jarinje dhe Bernjak, shkruan Scanner.

Policia njofton të gjithë qytetarët të shfrytëzojnë pikat tjera kufitare për qarkullim.

Ndryshe, sirena të alarmit janë dëgjuar pak më parë në pjesën veriore të Mitrovicës.

Sirenat e alarmit ishin tejet të zhurmshme, teksa qytetarët janë shprehur të shqetësuar.

Ndryshe ky alarm është lëshuar një ditë para hyrjes në fuqi të reciprocitetit të Kosovës për targat dhe dokumentet e identifikimit.

Ky alarm ndryshe thuhet se në serbisht njihet si “Usbuna” dhe shërben për grumbullimin e qytetarëve serb në Mitrovicën veriore.

Pak më parë, shefi i të ashtuquajturën Zyra për Kosovën në Serbi, Petar Petkoviq, ka takuar përfaqësuesit e serbëve nga Kosova. /Scanner/

Momenti kur sirena të alarmit dëgjohen në pjesën veriore të Mitrovicës.

Posted by Gazeta SCANNER on Sunday, July 31, 2022

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit