Policia e Kosovës ka nisur hetim për vdekjen e një foshnje të porsalindur në fshatin Studençan të Suharekës.
Rastin për teve1.info e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyçi, i cili tha se foshnja në emergjencë ishte dërguar nga nëna dhe familjarët e saj.
Ndërkohë, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore, të cilët kanë mbledhur dëshmitë nga dëshmitarët.
Ndërkaq, prokurori kujdestar ka urdhëruar që për këtë rast të nisin hetimet.
Trupi i pajetë i foshnjës është dërguar për ekzaminim në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) në Prishtinë.
“Sot me datë 21.12.2023 , rreth orës 17:20 është raportuara se në emergjencën e Suharekës një foshnja e posa lindur ka ndërruar jetë. Foshnja është dërguar në emergjencë nga nëna e saj dhe familjarët nga fshati Studençan i Suharekës. Policia ka dal në vendngjarje, pasi që janë mbledh dëshmit nga dëshmitarët, prokurori kujdestar ka urdhëruar që të hapet rast “Hetim I vdekjes “. Trupi I pajet dërgohet në egzaminim në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë”, tha Bytyçi.