Policia e Kosovës ka nisur hetimet rreth vdekjes së një 30-vjeçarje në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Skenderaj.
Sipas policisë, viktima ishte me nevoja të veçanta dhe pasi ka shkuar për kontroll mjekësor e njëjta është alivanosur në korridor dhe ka mbetur pa shenja jete.
Rasti ka ndodhur mëngjesin e së mërkurës ndërsa me urdhër të prokurorit, rasti është duke u hetuar.
“Vdekjen e viktimës e kanë konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarës dhe janë duke hetuar rastin. Sipas familjarëve, viktima ka pasur probleme shëndetësore edhe më herët”, thuhet në raportin e policisë.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.