28.1 C
New York
Saturday, August 16, 2025

Buy now

Policia në Vlorë shpëton 3 pushues të bllokuar në det

- Advertisement -

Policia Kufitare në Vlorë u ka dalë në ndihmë 3 pushuesve që rrezikoheshin në det, në afërsi të plazhit të Ujit të Ftohtë.

Policia u njoftua se një shtetase po lundronte me kanoe, por kërkonte ndihmë pasi ndodhej rreth 1 milje larg bregut dhe kishte të pamundur kthimin.

Ndërkaq, dy pushues të tjerë kishin hyrë në det me not për t’i ardhur në ndihmë shtetases, por për shkak të distancës së largët nga bregu u rrezikuan edhe ata.

“Menjëherë, mjeti lundrues i Policisë Kufitare u nis drejt vendit të raportuar dhe bëri të mundur marrjen në bord të tre pushuesve. Falë reagimit në kohë të Policisë Kufitare, tre shtetasit u nxorën në breg të sigurt dhe në gjendje të mirë shëndetësore”, u tha në njoftimin e Policisë së Shtetit.

Në rast se ndonjë qytetar ka nevojë për ndihmën e policisë në shtetin shqiptar, numri kontaktues është 112

Të ngjashme

Të fundit