23.9 C
New York
Monday, April 28, 2025

Buy now

Policia në Pejë kërkon ndihmë në kapjen e këtij të dyshuari për vrasje në tentativë, ia publikon foton

- Advertisement -

Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria Rajonale në Pejë, me autorizim të Prokurorisë Themelore në Pejë, ka publikuar sot fotografinë dhe të dhënat e një personi të kërkuar, duke kërkuar bashkëpunim nga qytetarët për lokalizimin dhe arrestimin e tij.

Personi i kërkuar është Miftar (Xhevat) Dobraj, i lindur më 23 dhjetor 1987 në Pejë. Ai dyshohet për kryerjen e veprave penale “Vrasje e mbetur në tentativë” dhe “Mbajtje në pronësi ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Policia e Kosovës u bën thirrje të gjithë qytetarëve që kanë informacion mbi vendndodhjen e të dyshuarit të kontaktojnë menjëherë autoritetet policore, duke përdorur këto numra telefoni:

192 ose 0800 19999 (linjë pa pagesë)

039 432 327 – Drejtoria Rajonale Pejë

Po ashtu, informacionet mund të dërgohen edhe përmes email-it në adresën: [email protected].

Policia siguron qytetarët se çdo informacion do të trajtohet në mënyrë konfidenciale.

Të ngjashme

Të fundit