23 C
New York
Saturday, October 5, 2024

Buy now

Policia në Pejë e zënë instruktorin e auto-shkollës në flagrancë duke u korruptuar

- Advertisement -

Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike në Pejë, gjatë kësaj të enjte kanë zhviluar një aksion që ka rezultuar me një të prangosur.

Një instruktor autoshkolle është arrestuar pasi është zënë në flagrancë duke pranuar 500 euro për t’i mundësuar një kandidati kalimin e testit me shkrim për shofer.

Njoftimi i plotë:

Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), sot më 27.06.2024, kanë iniciuar dy raste penale:

Hetuesit e Sektorit për Hetime Financiare të DHKEK, duke përdorur masat e veçanta të hetimit, kanë arrestuar të dyshuarin: B.G., (viti i lindjes 1968, mashkull kosovar), instruktor në një auto-shkollë në Pejë. I njëjti është arrestuar në flagrancë duke pranuar një shumë prej 500 eurove nga një person për t’i mundësuar atij kryerjen e testit me shkrim për patentë shofer. Të dyshuarit gjatë kontrollit i janë gjetur dhe konfiskuar mjetet monetare të cilat kanë shërbyer për simulim të veprës penale. I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës, ndaj tij është iniciuar rasti ‘pranim i ryshfetit në sektorin privat’ dhe më pas, me akt-vendim të prokurorit të PTH-Pejë i është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orësh.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit