-9.6 C
New York
Wednesday, January 28, 2026

Buy now

Policia në Gjakovë arreston dy persona të dënuar, ishin në arrati

- Advertisement -

Policia në Gjakovë, pas një angazhimi të vazhdueshëm operativ dhe veprimeve intensive hetimore, ka arritur të lokalizojë dhe arrestojë dy persona të kërkuar me urdhërarrest gjyqësor, të cilët ndodheshin në arrati.

Personat e arrestuar janë:L.K, mashkull 30-vjeçar, i dënuar për veprat penale “Vjedhje e rëndë” dhe “Lëndim i lehtë trupor”, me dënim prej 1 viti e 8 muaj burgim L.M, mashkull 27-vjeçar, i dënuar për veprën penale “Vrasje në tentativë”, me dënim prej 3 vitesh burgim, ku përfshihet edhe periudha prej 6 muajsh arrest shtëpiak.

Pas arrestimit, të dy personat janë dërguar për vuajtje të dënimit, në përputhje me vendimet përkatëse gjyqësore.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë ka theksuar se mbetet e përkushtuar në zbatimin e ligjit dhe do të vazhdojë angazhimin maksimal për kapjen e personave të kërkuar, si dhe për garantimin e rendit dhe sigurisë publike.

 

Të ngjashme

Të fundit