7.1 C
New York
Sunday, January 11, 2026

Buy now

Policia në Ferizaj ndëshkon tre shoferë për shkelje të rënda në trafik

- Advertisement -

Patrullat e Njësisë së Komunikacionit Rrugor në Ferizaj kanë ndërmarrë veprime ndëshkuese ndaj tre shoferëve që kanë kryer shkelje të rënda të rregullave të trafikut gjatë dy ditëve të fundit.

Sipas Policisë, më 8 janar 2025, në rrugën magjistrale në Prelez të Muhaxherëve, është ndaluar shoferi K.K. (27 vjeç), i cili po drejtonte automjetin pavarësisht se kishte masë mbrojtëse të ndalesës së vozitjes. Atij i është shqiptuar gjobë në vlerë prej 500 eurosh, 5 pikë negative si dhe ndalesë shtesë e vozitjes për 6 muaj.

Ndërkaq, më 9 janar 2025, në fshatin Babush, policia ka ndaluar shoferin A.G. (31 vjeç), i cili po voziste nën ndikimin e alkoolit, me nivel prej 0.74 promil. Për këtë shkelje, atij i është shqiptuar gjobë 200 euro, 2 pikë negative dhe ndalesë e drejtimit të automjetit për 3 muaj.

Po në të njëjtën ditë, në rrugën “Cen Dugolli”, është ndaluar shoferi B.I. (18 vjeç), i cili drejtonte automjetin pa patentë shoferi dhe kryente manovra të rrezikshme, duke rrëshqitur gomat me frenë dore. Ndaj tij është shqiptuar gjobë 150 euro, ndërsa është iniciuar edhe procedurë kundërvajtëse në gjykatë.

Të ngjashme

Të fundit