Policia Rajonale e Ferizajt, më 15 maj 2025 ka nisur zbatimin e planit operativ “Motoçikleta 2025”, me qëllim rritjen e sigurisë në komunikacion.
Ky plan po vazhdon, teksa theksohet se prej datës 01 – 09 qershor, janë shqiptuar 45 gjoba dhe janë konfiskuar 30 motoçikleta për mungesë dokumentacioni dhe shkelje të rregullave të trafikut.