17.2 C
New York
Sunday, September 22, 2024

Buy now

Policia në Ferizaj kap në flagrancë disa persona duke prerë dru

- Advertisement -

Policia e Ferizajt  bazuar në planin aktiv “Mbrojta e pyjeve 2024”, me datën 19.07.2024,  rreth orës 13:00 në fshatin Jezercë të Ferizajt kanë ndaluar dhe zënë në flagrancë tre persona, duke prerë drunjë në malet e Jezercit.

Policia i ka marrë veprimet e nevojshme, i ka shoqëruar në stacionin e policisë tre persona meshkuj, kosovarë të moshës madhore, ndërsa ka konfiskuar një furgon, dy traktorë dhe disa motorsharrë.

Në lidhje me këtë janë njoftuar edhe zyraterët e pyjeve, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë konfiskuar edhe sasinë e drunjëve.

Të dyshuarit pasi janë intervistuar nga policët hetues, me vendim të prokurorit të shtetit janë ndaluar në mbajtje për 48 orë, për procedura tjera hetimore.

“Policia Rajonale e Ferizajt, po bënë përpjekje të vazhdueshme në bashkëpunim edhe me rojet e pyjeve në parandalim të prerjes, transportit dhe shitjes ilagele të drunjëve”, thuhet në njoftim.

“Policia fton qytetarët për bashkëpunim, nëse kanë informacione rreth prerjes, transportit apo shitjes ilegale të drunjëve, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192,0290/326-250 & 0290/322-406, policia do të reagojë menjëherë dhe do të koordinojë aktivitetet me rojet e pyjeve.”, përfundon njoftimi.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit