12.7 C
New York
Monday, November 10, 2025

Buy now

Policia në Ferizaj javën e kaluar shqiptoi mbi 1 mijë gjoba, hoqi 33 patentë shoferë

- Advertisement -

Policia e rajonit të Ferizajt ka njoftuar se javën e kaluar ka shqiptuar 1 mijë e 510 gjoba dhe ka pezulluar 33 patentë shoferë.

Po ashtu janë raportuar 35 aksidente trafiku, ku janë lënduar 16 persona.

Komunikata e plotë:

Numri i gjobave dhe aksidenteve gjatë javës në rajonin e Ferizajt

Policia Rajonale e Ferizajt ka ndërmarrë një sërë aktivitetesh për parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor.

Gjatë javës së kaluar, nga data 03-09.11.2025, janë shqiptuar 1. 510 gjoba kundërvajtëse, si dhe janë pezulluar 33 patentë-shoferë për shoferët e mjeteve që kanë kryer shkelje të rënda në trafik.

Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar gjithsej 35 aksidente, nga të cilat:

–  10 aksidente me lëndime, ku kanë mbetur të lënduar 16 persona

–  25 aksidente me dëme materiale

Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara për të parandaluar aksidentet dhe apelon tek të gjithë shoferët e automjeteve që të jenë të kujdesshëm dhe të respektojnë rregullat e trafikut.

Ftojmë qytetarët që të bashkëpunojnë me policinë dhe të raportojnë çdo kundërvajtje në trafik përmes:

– Stacionit më të afërt policor

– Aplikacionit digjital “Lajmëro policinë” dhe në numrin kujdestar 192

Të ngjashme

Të fundit