Policia në Ferizaj ka njoftuar se ka gjetur një vazo me kanabis të mbjellur.
Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se janë konfiskuar 11 bimë të llojit kanabis sativa.
“KULTIVIM I BIMES SË HASHASHIT, SHKURRES OSE BIMËVE TË KANABISIT -Ferizaj / 28.09.2025 – 13:40. Raportohet se janë gjetur të mbjellura në një vazo disa bimë të substances se dyshuar narkotike te llojit kanabis sativa. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore me ç’rast janë konfiskuar 11 bimë të dyshuara narkotike të llojit kanabis sativa me gjatësi prej 0.50 deri 0.70 cm. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, I cili ka urdheruar fillimin e hetimeve.”