Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm pamje nga plazhi i Velipojës, ku shihen efektivët e policisë dhe IMT-së në aksionin për lirimin e hapësirave publike.
Sipas kreut të qeverisë ky aksion bëhet me qëllim garantimin e një sezoni turistik të sigurt në çdo cep të bregdetit tonë.
“Mirëmëngjes dhe me Velipojën ku është përditë e lartë gatishmëria për të garantuar hapësirat publike e një sezon turistik sa më të sigurt e të rregullt në çdo cep të bregdetit tonë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama krahas videos.
Kujtojmë se aksioni për lirimin e hapësirës publike në të gjithë vendin nisi në fillim të muajit korrik nga Vlora, pas vizitës që kryeministri Edi Rama bëri në bashkinë e këtij qyteti.