19.6 C
New York
Monday, October 20, 2025

Buy now

Policia ndalon veturën në Prishtinë, gjen kokainë dhe marihuanë

- Advertisement -

Një rast i posedimit të paautorizuar të narkotikëve është regjistruar të dielën rreth orës 18:00 në Prishtinë.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, njësiti policor gjatë një pike kontrolli rutinë ka ndalur një veturë me targa vendore, të cilën e drejtonte një i dyshuar mashkull kosovar, ndërsa si pasagjer ishte një tjetër i dyshuar kosovar.

Gjatë kontrollit të veturës, policia ka gjetur dhe konfiskuar rreth 15 gramë substancë të dyshuar narkotike, përfshirë kokainë dhe marihuanë.

Të dy personat janë intervistuar nga policia, dhe me vendim të prokurorit të shtetit, janë liruar në procedurë të rregullt.

Të ngjashme

Të fundit