![Policia ndalon furgonin që po transportonte ilegalisht drunj në Malet e Sharrit Policia ndalon furgonin që po transportonte ilegalisht drunj në Malet e Sharrit](https://gazetascanner.com/wp-content/uploads/2023/11/drunjjj.jpg)
Policia ka ndaluar një furgon në Brod të Shtërpcës që po transportonte ilegalisht drunj në Malet e Sharrit.
Kështu është bërë e ditur në një njoftim për media.
“Policia, ka konfiskuar furgonin për dokumentacion të parregullt, ndërsa ka njoftuar edhe zyrtarët e Parkut Kombëtar “Sharri”, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë shqiptuar fletëparaqitje ndaj personit për transport ilegal, ndërsa kanë konfiskuar edhe sasinë e drunjëve”, thuhet në njoftimin e policisë.
Tutje, forcat e rendit kanë ftuar qytetarët për bashkëpunim, nëse kanë informacione rreth prerjes, transportit apo shitjes ilegale të drunjve, të njoftojnë menjëherë policinë.