Për shkak të përdorimit të madh të armëve të zjarrit në ahengje familjare, Policia Rajonale e Prishtinës do të bëjë kontrollimin e kolonave të dasmave.
10 armë janë sekuestruar brenda 24 orëve.
Dhjetëra vetura të cilat sipas traditave nisen për marrjen e nuses, do të kenë punë me Policinë e Kosovës.
Të paktën, ato që kalojnë nëpër rrugët e Prishtinës.
Krejt kjo për të identifikuar përdoruesit e armëve.
“Policia e Rajonit të Prishtinës, konform detyrimit ligjor që ka, obligohet që në rastet e tilla të filloj kërkimin për armët e përdorura në rast, të ndaloj kolonat e dasmorëve për t’i kontrolluar dhe ndaj personave të dyshuar në situata të caktuara të ndërmarrë edhe bastisje në shtëpitë ku dyshohet për raste të tilla”, tha policia.
Kjo masë vjen për shkak të rritjes së rasteve të përdorimit të armëve në ahengje familjare.
Statistikat bazuar në raportet ditore të Policisë së Kosovës, tregojnë se vetëm nga 1 gushti janë raportuar 34 raste të gjuajtjes me armë zjarri në festat e kosovarëve.
Se duhet ndërmarrë masa nga institucionet e sigurisë po e konsiderojnë të duhur ekspertë të sigurisë.
Kajtazi tregon për rrezikun e madh që gjuajtjet me armë shkaktojnë kur ka grumbullime të njerëzve.
Gjatë 24 orëve të fundit janë sekuestruar 38 armë zjarri, 10 nga to në ahengje familjare.
Numri i armëve janë marrë nga organet e rendit gjatë këtij viti është afër 700.