18.4 C
New York
Saturday, August 2, 2025

Buy now

Policia me njoftim të rëndësishëm për qytetarët e Mitrovicës së Jugut

- Advertisement -

Policia e Kosovës ka njoftuar qytetarët e Mitrovicës së Jugut se për shkak të disa angazhimeve të planifikuara policore për nesër, mbyllet për qarkullim shiriti i djathtë i rrugës “Lah Nimani”.

Sipas njoftimit, po ashtu në këtë shirit nuk do të lejohet parkimi i automjeteve prej rrethit të rrugës “Mbretëresha Teuta” deri te udhëkryqi i rrugës “Evlia Çelebia” që sot nga ora 18:00, e deri në njoftimin e radhës.

Gjithashtu policia ka apeluar te qytetarët që t’i largojnë automjetet e parkuara nga shiriti i kësaj rruge.

“Njësitë policore do të jenë prezentë që nga ora 18:00 e datës 01.08.2025 dhe do të ri-dretojnë trafikun dhe udhëzojnë qytetarët për shfrytëzimin e rrugëve alternative. Policia kërkon mirëkuptim dhe bashkëpunim nga qytetarët për respektimin e ndalimit të përkohshëm të qarkullimit në këtë segment rrugor”, thuhet tutje në njoftim.

Të ngjashme

Të fundit