36.6 C
New York
Wednesday, June 25, 2025

Buy now

Policia me dron e me vetura inteligjente gjobit qytetarët, ua dërgon dënimet me postë

- Advertisement -

Getoar Gërguri dhe Petrit Tahiri janë zyrtarët policorë të cilët punojnë në sektorin e  mbikëqyrjes së trafikut rrugor.

Ata i identifikojnë shkelësit e ligjit më lehtë se një pjesë e kolegëve të tyre, falë veturave inteligjente që i kanë.

Gërguri e Tahiri këtë të martë do të patrullojnë në autostradën “Arbën Xhaferi”.

Kështu fillon edhe puna.

Vetëm duke lëvizur vetura inteligjente identifikon qytetarët që me veturat e tyre kanë tejkaluar shpejtësinë e lejuar që është 120 kmh.

Përveç veturës, shpejt identifikohen edhe targat, e në këtë ekran në veturë del edhe emri i pronarit.

“Këtu e kemi zonën 120kmh,  dhe kjo veturë ka shënu shpejtësinë, 189 kmh, këtu në e printojmë dëshminë të njëjtit i shqiptohet gjoba 300 euro, 3 pikë negative, dhe 3 muaj ndalesë e patentë shoferit”, ka thënë zyrtari policor, Petrit Tahiri.

Shoferi i cili e mori këtë gjobë, ka mundësi që nuk është fare në dijeni.

Këtë do ta kuptoj vetëm më vonë, kur dënimi t’i arrij tek shtëpia me anë të postës.

Të gjitha shkeljet e trafikut, por edhe vetëm veturat që kalojnë afër kësaj veture inteligjente fotografohen dhe mbahen si dëshmi.

Por nuk është e nevojshme që vetura të jetë tërë kohën në lëvizje.

“Vetura me paisje inteligjente në momentin që ndezët vetura, ndezët edhe pajisja inteligjente, ajo punon njëjtë sikurse duke vozitur sikurse ndalë”, ka shtuar Tahiri.

Kur puna përfundon në terrren atëherë ajo vazhdon në zyrë.

Atje dy policët kryejnë punën e letrave.

“Tash faza e dytë e procesit, është verifikimi një nga një i krejt kundërvajtjeve, psh, kjo që kemi këtu është skadim i regjistrimit, përmes këtyre targave në sistemin e policisë, e verifikojmë automjetin dhe dalin të dhanat e pronarit, dhe ne e shqiptojmë gjobën për kundërvajtjen që e ka shkaktu në këtë rast, gjoba është 200 euro”, ka thënë zyrtari policor, Getoar Gërguri.

Pas përfundimit të kësaj procedure, tash është ajo e dërgimit të gjobës me postë në shtëpi.

“Së bashku me kundërvajtjen, I shënohet edhe një njoftim zyrtarë me të dhënat e pronarit të automjetit, që do i dërgohet zarfi, pra kështu këto futën në një zarf kështu, dhe ky zarf me gjithë zarfat e tjerë, dërgohen në postë dhe posta i shpërndanë nëpër adresat e qytetarëve”, ka shtuar Gërguri.

Kjo formë e identifikimit të shkelësve të rregullave të trafikut ka filluar që nga Prilli, e Gërguri na tregon numrin total të dënimeve të shqiptuara në këtë formë.

“Prill kemi shqiptuar 275 gjoba, në maj 267 gjoba, në muajin qershor deri më tani janë 190 gjoba që në total 732 gjoba të shënuara”, ka thënë Gërguri.

Përveç në këtë formë, me postë dërgohen edhe gjobat të cilat janë shkruar gjatë kohës sa patrullimet janë bërë edhe me dron.

Këtë punë në terren në magjistralen Prishtinë-Fushë Kosovë ishte duke e bërë zyrtari policor Fisnik Krasniqi me kolegë të tij.

“Me dron jemi duke kontrolluar për ndërrim të shiritit në vijë të plotë, semafor të kuq, përdorimi i telefonit, rrypi i sigurisë, këto i identifikojnë përmes patrullimit me dron”, ka thënë Krasniqi.

Droni nuk pati nevojë të qëndroi edhe gjatë në ajër, në mënyrë që të identifikohet shkelësi i parë.

“I njëtji edhe gjatë hyrjes në rreth rrotullim nuk është rreshtuar me kohë, ndërrim të shiritit në vijë të plotë, dënohet 40 euro”, ka shtuar Krasniqi.

Edhe ata që nuk po respektonin semaforin u kapën.

“Ne kemi bërë vëzhgimin e semaforit ku kundërvajtësi hyri në dritën e portokallët, gjoba është 150 euro”, ka thënë Krasniqi.

Gjatë patrullimit me dron, zyrtarët policor dënimet mund t’i dërgojnë edhe me postë, por edhe t’i ndalin shoferët në vendin ku ka ndodhur kundërvajtja.

Në ditë përafërsisht në tërë territorin e Kosovës, policia shqipton afro 2000 gjoba, përveç fundjavës ku numri sillet rreth 1500. /Dukagjini

Të ngjashme

Të fundit