Policia e Kosovës ka apeluar tek shoferët për kujdes të shtuar për shkak të mjegullës së dendur.
Kjo në ditën kur si pasojë e aksidentit, humbën jetën dy qytetarë në autostradën Ibrahim Rugova.
Nga policia është kërkuar që shoferët të mbajnë në vëzhgim rrugën për ndryshime të papritura të dukshmërisë.
‘‘POLICIA E KOSOVËS KUJDES! MJEGULLA MUND TË JETË NJË RREZIK PËR SHOFERËT’’, thuhet në njoftim.






