Policia e Kosovës ka realizuar tjetër aksion sot në Kaçanik.
Kështu ka bërë të ditur Policia me një njoftim për media.
Jozyrtarisht raportohet edhe për të arrestuar.
Njoftimi i policisë:
25 prill 2025 Sot, në orët e hershme të mëngjesit, Policia e Kosovës me njësitë e saja relevante ka filluar një operacion policor, i cili po realizohet në komunën e Kaçanikut.
Edhe në këtë rast pas përfundimit të operacionit policor, i cili po realizohet në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë, do të bëhen publike informacione shtesë.