Home Ballina Policia me aksion në lokalin dhe shtëpinë e Ridvan Muharremit, i përfshirë në skandalin e vajit

Policia me aksion në lokalin dhe shtëpinë e Ridvan Muharremit, i përfshirë në skandalin e vajit

0
Policia me aksion në lokalin dhe shtëpinë e Ridvan Muharremit, i përfshirë në skandalin e vajit

Mëngjesin e sotëm Policia ka nisur një aksion në dy pjesë të Prishtinës. Aksioni raportohet se po kryhet në lokalin e shtëpinë e Ridvan Muharremit, i përfshirë në skandalin e vajit.

Mahmut Halimi, avokati i Ridvan Muharremit, ka thënë se për klientin e tij ende nuk ka flet arrestim nga organet e rendit.

Ai ka bërë me dije se ende po vazhdojnë bastisjet në pronat e Muharremit.

Ende nuk kemi fletarrestim”, ka thënë Halimi para mediave.

Raportohet se fillimisht policia ka filluar një aksion në shtëpinë e Muharremit, për të vazhduar më pas në lokalin “Buk e zemër” që po ashtu është në pronësi të tij.

Përveç policisë, në aksion thuhet se po marrin pjesë edhe pjesëtarë të EULEX-it.

Muharremi ka akuzuar për keqpërdorime të shumta si dhe është i përfshirë në skandalin e aferës së “vajit”.

Exit mobile version