Policia e Kosovës ka kujtuar në 17-vjetorin e vdekjes, zyrtarin policor, Triumf Rizën.
Data 30 gusht e vitit 2007, ishte një datë e kobshme për vendin dhe Policinë e Kosovës, pasi humbi një zyrtar me vlerë të lartë policore, i cili me trimërinë dhe sakrificën e tij ndryshoi rrugën e sigurisë së shtetit dhe të qytetarëve, duke treguar se policia nuk zmbrapset para asnjë krimineli”, thuhet në njoftimin e policisë.
Ministria e Punëve të Brendshme dhe Policia e Kosovës, deklarojnë se “do ta kujtojnë përherë me nder dhe respekt të thellë, heroin e Kosovës Triumf Riza dhe gjithë të rënët në detyrë, të cilët nuk kursyen as jetën e tyre në ofrimin e sigurisë ndaj qytetarëve dhe vendit”.