6.7 C
New York
Friday, November 15, 2024

Buy now

Policia kontrollon edhe një mobi-shop, sekuestrohen 126 smart-phone

- Advertisement -

Policia e Kosovës ka vazhduar edhe sot me aksionin e kontrolleve nëpër mobi-shop të kryeqytetit.

Gjatë kontrollimit në një lokal sot, i cili dje ishte bllombuar pasi që nuk ishte hapur tërë ditën, policia ka sekuestruar 126 smart-phone të cilët dyshohet se janë sjellë në Kosovë duke iu shmangur taksave dhe tarifave doganore.

“Si rezultat i kontrollimit/inspektimit nga autoritetet kompetente në lokalin/biznesin në fjalë sot janë sekuestruar:

– (67) Telefona të mençur (Smart Phone), të cilët dyshohet se në vendin tonë kanë hyrë duke iu shmangur taksave dhe tarifave doganore e procedurave tjera të rregullta.

– (59) Telefona të mençur (Smart Phone), janë sekuestruar përkohësisht, pasi që për këta telefona pronari i biznesit ka ofruar dëshmi mbi prejardhjen, mirëpo nuk kanë qenë bindëse sipas Inspektorëve dhe për këtë arsyeje janë sekuestruar me qëllim të verifikimit në detaje”, thuhet në njoftimin e policisë.

Si rezultat i këtyre dyshimeve, dyshohej se pronari i këtij lokali ka kryer veprat penale: “Shmangia nga pagesa e tarifave të detyrueshme doganore ose tarifave akcizore”, “Kontrabandimi i mallrave” dhe “Shmangia nga tatimi”.

Megjithatë i njëjti është liruar dhe rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit