0.5 C
New York
Tuesday, February 11, 2025

Buy now

Policia konfiskon një armë të ftohtë në Aeroportin e Prishtinës

- Advertisement -

Policia e Kosovës ka njoftuar se të hënën në mëngjes, në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, kanë konfiskuar një armë të ftoftë, thikë.

Arma ishte gjetur në valixhen e një të dyshuari, shtetas i Gjermanisë.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur rreth orës 09:15. Policia ka thënë se me vendim të prokurorit, ky rast shkon në procedurë të rregullt.

Rasti është inicuar si armëmbajtje pa leje.

“Aeroporti i Prishtinës 31.10.2022 – 09:15. Njësitë policore gjatë kontrollit në valixhen e të dyshuarit mashkull shtetas i Gjermanisë kanë gjetur dhe konfiskuar një armë të ftohtë (thikë). Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit