Prokuroria Themelore në Prishtinë, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, konkretisht Drejtorinë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë Prishtinë, edhe të njësive tjera mbështetëse, pas zhvillimit të hetimeve disa mujore, si dhe përmes zbatimit të masave të veçanta hetimore, në lidhje me rastin e koduar “Bregdeti” me datën 21.01.2026 rreth orës 23:00 afër pikëkalimit kufitar në Merdare është ndaluar i dyshuari H. S. i cili ishte duke e drejtuar një kamion me targa vendore dhe gjatë kontrollit në kamion janë gjetur të fshehura 68 (gjashtëdhjetë e tetë) paketime të mbushura me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë me peshë të përgjithshme 76 kilogramë e 800 gramë (shtatëdhjetë e gjashtë kilogramë e 800 gramë) .
Ndërkaq është realizuar edhe urdhër kontrolli i shtëpisë së të dyshuarit, në asistencë të njësisë së NJRSH-së, dhe gjatë kontrollit janë gjetur:
- 1 (një) armë zjarri me 5 fishekë të kalibrit 9.9 mm,
- 2 (dy) vetura,
- 1 (një) kamion,
- 1 (një) telefon celular,
- para të gatshme 2950 (dy mijë e nëntëqind e pesëdhjetë) euro.
Në vazhdimësi të operacionit, me datën 22.01.2026, është realizuar bastisje edhe në dy lokacione, shtëpitë e dy të dyshuarve meshkuj kosovarë në fshatin Godishnjak – Podujevë dhe gjatë kontrollit të tyre janë gjetur:
- 4 paketime të mbushura me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë me peshë 4 kilogramë e 454 gramë (katër kilogramë e 454 gramë)
- 2 vetura
- 2 telefona celularë
- thasë najloni të zbrazur ngjyrë të zezë dhe ngjitës, që kanë shërbyer për paketimin narkotikëve.
- Po ashtu është gjetur një armë zjarri me gaz e modelit Signasauser.
Me urdhër të prokurorit të shtetit ndaj tre të dyshuarve është lëshuar aktvendimi për ndalimin prej 48 orëve, ndërkaq prokurori i shtetit me kohë do të ndërmarr të gjitha veprimet e mëtutjeshme hetimore.
- Prokurori i shtetit dhe Policia e Kosovës, mbeten të përkushtuara në ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme me qëllim ndriçimit të veprave penale dhe vendosjen e kryerësve të tyre para organeve kompetente, me qëllim të sigurimit të një mjedisi sa më të sigurtë për qytetarët e Republikës së Kosovës.






