Policia e Kosovës e ka përfunduar aksionin në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, të nisur qysh në orët e hershme të mëngjesit, raporton EO.
Zyrtarët Policor kanë konfiskuar shumë dokumente e kompjuterë nga zyrat e Ministrisë.
Përderisa Prokuroria Speciale e Kosovës ka konfirmuar se gjatë mëngjesit të sotëm në Ministrinë e Mjedisit janë dy persona të dyshuar për kryerjen e veprës penale që lidhen me keqpërdorim të detyrës zyrtare, shpëlarje parash dhe mosraportim apo raportim të rremë të pasurisë, të të ardhurave, të dhuratave, të dobisë a detyrimeve financiare.
“Ju informoj se me urdhër të Prokurorisë Speciale të Kosovës është duke u zhvilluar një aksion në MMPHI. Janë dy persona të dyshuar për kryerjen e veprës penale që lidhen me keqpërdorimin e detyrës zyrtare nga neni 414 i KPK-së, shpërlarjes së parasë nga neni 302 i KPK-së dhe veprën penale të mosraportimit apo raportimit të rremë i pasurisë, të të ardhurave, të dhuratave, të dobisë tjetër materiale ose detyrimeve financiare, nga neni 430, paragrafi 2 i KPK-së”.