Policia konfiskon armë, uniforma ushtarake e fishekë në një shtëpi në Skenderaj

- Advertisement -

Policia e Kosovës ka njoftuar se të dielën në mëngjes gjatë kontrollit në shtëpinë e tre të dyshuarve meshkuj kosovarë, në Skenderaj, janë gjetur dhe janë konfiskuar armë, municione e uniforma ushtarake.

Sipas raportit të policisë janë konfiksuar: një armë gjysmë automatike, një pistoletë, dy karikatorë, 77 fishekë të kalibrave të ndryshëm, një pushkë gjuetie me 17 fishekë, uniforma të ndryshme ushtarake, tri thika luftarake, një rrethore e fishekëve,  dy rripa dhe pjesë tjera të uniformave të ish-Jugosllavisë.

Rasti është duke u hetuar nga ekipet relevante policore./

Të ngjashme

Të fundit