17.9 C
New York
Saturday, September 21, 2024

Buy now

Policia konfiskon armë në Prizren

- Advertisement -

Policia e Kosovës ka sekuestruar pesë armë në mesin e tyre tri pushkë gjysmë atematike.

Konfiskimi i tyre është bërë në Prizren në dy raste të ndara.

Sipas PK-së pas marrjes së informatave se mbi fshatin Jeshkovë, dyshohet se janë disa persona të armatosur, patrullat policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku në një automjet kanë gjetur pushkët.

“Sot me datë 14.01.2024, rreth orës 14:05 policia ka marr informacion se mbi fshatin Jeshkovë, Prizren pran disa shtëpive malore, dyshohet se janë disa persona të armatosur, si duket kanë dal për gjueti. Patrullat policore janë nisë në atë drejtim dhe në rrugën malore mbi fshat kanë has dhe e kanë ndaluar një automjet, në automjet gjendeshin 3 persona. Gjatë kontrollit të automjetit u gjetën tre armë të gjata, pushkë gjysmë automatike si dhe një rreth 30 fishek”, thuhet në komunikatë.

Të dyshuarit janë shoqëruar për në Stacionin Policor në Prizren ku janë intervistuar në prani të avokatëve mbrojtës.

“Armët e gjetura ishin pa leje nga organet kompetente dhe me urdhër të prokurorit janë sekuestruar, ndërsa të dyshuarit janë liruar me procedurë të rregullt”, thuhet në komunikatë.

Ndërsa, në rastin e dytë, policia thotë se ka ndalura edhe dy vetura në rrugën malore Lubiqevë-Jeshkovë, në të cilat janë gjetur edhe dy armë.

“Të dyshuarit pas intervistimit në prani të avokatëve mbrojtës janë liruar me procedurë të rregullt, ndërsa armët pasi që ishin pa leje janë sekuestruar”, thuhet në njoftimin e policisë./teve1.info/

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit