25.7 C
New York
Saturday, July 5, 2025

Buy now

Policia konfiskon armë e fishekë në veri të vendit

- Advertisement -

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka konfiskuar armëmbajtje pa leje në Zubin Potok e Zveçan.

Në Zubin Potok, në fshatin Varage e Poshtme një person është arrestuar nën dyshimin se deri sa është ndaluar në një pikë statike nga policia, i është gjetur një armë me gjashtë fishekë.

Arma u gjet brenda veturës, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Kurse rasti tjetër ka ndodhur në rrugën “Kninska- Përkac”, në Zveçan.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e një të dyshuari policia ka gjetur 121 fishekë.Municioni është konfiskuar ndërsa rastet janë iniciuar si armëmbajtje pa leje.

Të ngjashme

Të fundit