Home Lajme Policia konfiskon 105 mijë euro

Policia konfiskon 105 mijë euro

0
Policia konfiskon 105 mijë euro

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka konfiskuar 105 mijë euro që dyshohet se janë të falsfikuara.

Paratë janë konfiskuar në rajonin e Gjilanit , pas një aksioni të zhvilluar në koordinim me Prokurinë Speciale të Kosovës.

Policia ka bërë të ditur se për këtë rast një person dërguar në mbatje për 48 –orë.

“Lidhur me rastin gjatë veprimeve hetimore në mënyrë të kontrolluar është ndaluar automjeti me targa vendore të cilin ishte duke e drejtuar i dyshuari mashkull kosovar, ku gjatë kontrollit të realizuar në veturë janë gjetur dhe konfiskuar 105,000.00 €uro për të cilat ekziston dyshimi se janë para të falsifikuara. Në lidhje me rastin është kryer kontrolli i shtëpisë së të dyshuarit ku është gjetur makina për numërimin e parave. Në këtë rast në total janë sekuestruar provat si në vijim:100,000.00 €uro kartëmonedha nga 200 €uro, 5000.00 €uro kartëmonedha nga 100 €uro. 1 makinë për numërimin e parave. 3 telefona celular”, thuhet në komunikatë.

Exit mobile version