Drejtori i Policisë së Malit të Zi, Llazar Shqepanoviq, ka konfirmuar se dhjetë persona kanë mbetur të vrarë nga të shtënat në Cetinje.
Siç raporton “Vijesti”, Shqepanoviq ka deklaruar se i dyshuari për këtë krim të rëndë, Aco Martinoviq, i ka kryer këto vrasje në katër lokacione.
“Është një fytyrë e rrezikshme, e pamatur, brutale…”, ka qenë përshkrimi që i ka bërë ai të dyshuarit.
Sipas tij, Martinoviq kishte pirë gjatë gjithë ditës në tavernën ku ndodhi përleshja në orët e mbrëmjes. Më pas kishte shkuar në shtëpi dhe e ka marrë armën dhe është kthyer sërish në tavernë ku dyshohet se ka kryer vrasjet.
Sharanoviq tha gjithashtu se në të gjitha vendbanimet në Cetinje ka prezencë të madhe të policisë për të parandaluar kryerjen e veprave të reja kriminale.
“Hapësira në të cilën gjendet ky person është ngushtuar. Është e rrezikshme sepse ai është i armatosur. Fokusi është që këtij personi t’i hiqet liria sa më shpejt të jetë e mundur”, tha Saranoviq.