Lajmi është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.
Vlera Krasniqi, Zyrtare për Informim në Drejtorinë Rajonale të Policisë së Gjakovës, tha se aksidenti ka ndodhur rreth orës 13:25 në dalje të qytetit të Gjakovës, në rrugën Gjakovë–Prizren, rruga “Dah Polloshka”. Njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes po ashtu edhe ekipi i emergjencës mjekësore të cilët kanë konstatuar vdekjen e një personi, drejtues i automjetit, mashkull i moshës madhore rreth 81 vjeç”, tha Krasniqi.





