4.6 C
New York
Sunday, January 19, 2025

Buy now

Policia konfirmon se në Stacionin e Autobusëve ishte lajmërim i rrejshëm

- Advertisement -

Policia e Kosovës ka konfirmuar se alarmi për bombë në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë ishte i rrejshëm.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti ka thënë se nuk është gjetur asgjë e dyshimtë,

Ajo ka thënë se rasti është klasifikuar si lajmërim i rrejshëm.

“Informata është trajtuar nga ana e policisë. Pas kontrolleve të kryera nga njësitet kompetente, nuk është gjetë asgjë e dyshimtë. Hetuesit policor në koordinim me prokurorin e shtetit, kanë filluar punën për zbardhjen e të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë rast i cili është cilësuar si lajmërim i rrejshëm”,  ka thënë Ahmeti për lajmi.net.

Pas përfundimit të kërkimeve, Stacioni i Autobusëve i është kthyer normalitetit.

Mbetet të shihet nëse policia do ta zbardhë këtë rast pasi që është hera e tretë që dikush po e lajmëron rrejshëm policinë për bombë.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit