12.8 C
New York
Wednesday, October 29, 2025

Buy now

Policia konfirmon se kishte incident mes Idrizit e Mehollit

- Advertisement -

Policia e Kosovës ka konfirmuar që kishte ndodhur një incident mbrëmjen e së mërkurës mes dy kandidatëve për Kryetar të Vushtrrisë Ferit Idrizi dhe Sylejman Mehollit.

Enis Pllana zëdhënës në Policinë Rajonale në Prishtinë ka bërë të ditur për Metron se rasti ka ndodhur rreth orës 17;30 në sheshin Xhorxh Bush.

“Sot rreth orës 17:30 është pranuar informata për një Kanosje në rrugën Xhorxh Bush në Prishtinë. Me të marrë informatën policia, ka arritur në vendin e ngjarjes. Aktualisht policia po vazhdon punën për zbardhjen e rrethanave dhe motiveve që karakterizojnë ngjarjen”, tha Pllana për Gazeta Metro.

Ndërkaq, më herët u raportua se Meholli kishte fyer Idrizin me fjalët pis e qen dhe e ka kërcënuar duke i thënë: “Kam me t’u përgjigj familjarisht dhe kam me t’i lag qorapet!”

Të ngjashme

Të fundit