Një person është plagosur me armë zjarri, të dielën rreth orës 14:30.
Kjo ka ndodhur në fshatin Sharban të Prishtinës.
Lajmin për Express s ka konfirmuar Enis Pllana, zëdhëns i Policisë së Kosovës për Prishtinën.
“Sot rreth orës 14:30, Policia ka pranuar informatën për plagosje me armë zjarri në fshatin Sharban në Prishtinë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore. Bazuar në të dhënat fillestare në këtë vend është plagosur një person. I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor”, ka thënë ai.
Sipas burimeve të Klan Kosovës i plagosuri është 22-vjeçar dhe ushtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës, derisa pjesë e ushtrisë është edhe personi që ka shtënë me armë zjarri.






