1.7 C
New York
Wednesday, February 5, 2025

Buy now

Policia kërkon një person që shpërndau narkotikë, publikon një video-incizim

- Advertisement -

Policia e Kosovës, bazuar në ligjin për publikimin e fotove dhe video incizimeve si dhe me autorizim të Prokurorisë Themelore në Pejë, publikon këtë video me foto, me qëllim të identifikimit të personit të dyshuar i cili shihet në këtë video.

Personi i kërkuar është mashkull, i gjatë rreth 165 cm, i ndërtimit trupor i dobët, i njëjti kërkohet mbi dyshimin e bazuar për përfshirje në veprën penale ,,Blerja, posedimi shpërndarja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” nga neni 267 lidhur me nenin 275 paragrafi 1,pika 1.8 i KPRK-s e.

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës, që kushdo që posedon apo ka informacion për identitetin apo vendndodhjen e personit të dyshuar të lajmëroj Policinë e Kosovës në formën dhe mënyrën që është më e përshtatshme.

Duke ju falënderuar për bashkëpunimin e vazhdueshëm, ju informojmë se informacionet e juaja do të trajtohen si anonime, andaj në vijim keni numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese të PK-së.

https://fb.watch/groFKjbV63/
https://fb.watch/grou-EbVpq/

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit