27.2 C
New York
Tuesday, July 8, 2025

Buy now

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e të dyshuarit – kjo është arsyeja

- Advertisement -

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një personi të dyshuar për vjedhje.

Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, ka publikuar fotografinë e personit që kërkohet për t’u arrestuar.

Në njoftimin e policisë thuhet se çdo informacion që mund të çojë në identifikimin ose vendndodhjen e të dyshuarit do të ndihmonte në zgjidhjen e rastit.

Policia ka bërë thirrje që qytetarët të kontaktojnë menjëherë në numrin e telefonit 192 për çdo informacion të mundshëm.

Të ngjashme

Të fundit